VIDEO/ Real Madrid kryesues me përmbysje, fiton 4-1 kundër Las Palmas! Mbappe 'dopio'

VIDEO/ Real Madrid kryesues me përmbysje, fiton 4-1 kundër Las Palmas! Mbappe 'dopio'

Kylian Mbappe


Në "Bernabeu" Real Madrid nuk zhgënjeu dhe fitoi 4-1 kundër Las Palmas. Paçka se "Galaktikët" e nisën ndeshjen keq duke pësuar një gol nga Silva pas vetëm disa sekondave lojë, ishte Mbappe nga penalltia që vendosi ekuilibrat në të 18 minutë. Më pas Diaz dhe sërish Mbappe e dërguan rezultatin në 3-1 brenda pjesës së parë. Në të dytën Rodrygo shënoi edhe golin e katërt, teksa për Real u anuluan dy gola për pozicion jashtë loje. Kështu, me 46 pikë pas javës së 20-të, Real Madrid merr kreun e renditjes duke lënë Atl. Madrid pas me dy pikë. Barcelona me 39 pikë ndodhet në pozitën e tretë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Real Madrid merr kreun e La Ligas, 'poker' Las Palmasit! Bilbao fiton në udhëtim


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 23:15

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Veliajt, reagon Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë! Ndal linçimit publik, drejtësia të lihet e pavarur

Arrestimi i Veliajt, reagon Spiropali: Nuk mund të shkelet me këmbë prezumimi i pafajësisë! Ndal linçimit publik, drejtësia të lihet e pavarur