VIDEO/ Real Madrid në finalen e Kupës së Botës, pesë gola në Marok

Real Madrid fitoi dje 4-1 me Al Ahly në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. Në stadiumin "Moulay Abdullah" në Rabat të Marokut, djemtë e Ancelottit nuk e vendosën ndeshjen në diskutim.

Të parët në avantazh kaluan "Galaktikët" me Vinicius Junior në minutën e 42-të. Pjesa e dytë nisi me gol nga Valverde, për të dërguar ndeshjen në 2-0. Maaloul pas 65 minutave lojë shkurtoi për 2-1, teksa në shtesë Real Madrid shënoi dy gola. Rodrygo në të 90+2 minutë dhe i riu Arribas në 90+8 minutë dërguan ndeshjen në 4-1.

Tanimë në finalen e Botërorit për Klube, Real Madrid do përballet me Al-Hilal, të shtunë në orën 20:00 në Rabat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Ancelotti gati për trofeun e radhës: Kemi dy rikthime për në finale

Real Madrid do përballet me Al-Hilal, të shtunë në orën 20:00 në Rabat (Marok) për finalen e Kupës së Botës për Klube. Trajneri i "Galaktikëve", Carlo Ancelotti ka thënë se Militao dhe Benzema do jenë rikthime për ekipin e tij.

“Mezi presim të luajmë finalen dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Tani duhet të pushojmë sepse nuk ka shumë kohë para finales që luhet të shtunë. Militao dhe Benzema do të kthehen, Courtois do të jetë i disponueshëm vetëm kundër Osasuna-s”, tha Ancelotti.

Kujtojmë se dje në fazën gjysmëfinale, Real Madridi mundi 4-1 skuadrën e Al Ahly.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit