VIDEO/ Real Madrid në majën e botës, 'Galaktikët' fitojnë Botërorin e klubeve! 8 gola në finale

Real Madrid ka fituar për herë të pestë në histori Botërorin e Klubeve. "Galaktikët" mundën 5-3 në finale arabët e Al Hilal. Skuadra e Ancelottit u tregua më e saktë para portës, duke hipur në majë të botës sa i takon futbollit.

Në stadiumin "Moulay Abdullah" në Rabat të Marokut, ndeshja nisi mirë për Real Madrid. Vinicius Junior në minutën e 13-të shënoi një kryevepër pas një aksioni model. Në të 18 Valverde i dërgoi shifrat në 2-0. Në minutën e 26 Marega shkurtoi shifrat në 2-1.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me Benzema dhe Valverde që shënuan për 4-1 në minutat 54 dhe 58. Vietto në minutën e 63 shënoi për 4-2, teksa Vinicius për dopietën personale dërgoi rezultatin në 5-2 në minutën e 69. Sërish Vietto te Al Hilal në të 79 minutë shkurtoi rezultatin në 5-3.

Tanimë fituesit e Champions League në fuqi marrin edhe një tjetër trofe me vlerë, teksa dërgojnë në pesë numrin e trofeve të Botërorit të klubeve. Më parë Galaktikët e kanë fituar këtë trofe edhe në sezonet 2014-15, 2016-17, 2017-18 dhe 2018-19.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë