Kamera e Report Tv ka mbërritur në fshatin Llakatund të Vlorës ku u sekuestruan 15.3 ton kanabis e cila u gjet e fshehur në dy banesa.
 
Lënda narkotike ruhej në dy shtëpi në të cilat nuk banonte, ndërsa prej mesnatës së djeshme mbahen nën ruajtje nga forcat e policisë.  
 
Gjatë operacionit të policisë, janë arrestuar shtatë persona të cilët po merren në pyetje për lidhjen e tyre me sasinë e konsiderueshme të drogës së kapur.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar edhe 5 armë kallashnikov të cilat përdoreshin për ruajtjen e dy banesave ku fshihej kanabisi. 

[gallery]23081[/gallery]