VIDEO/ Revoltohen nënë e bijë
'live' në emision, godasin dietologun

VIDEO/ Revoltohen nënë e bijë<br />'live' në emision, godasin dietologun
Një situatë e papritur ka ndodhur në emisionin e së dielës ‘Domenica Live’ në Canale 5, ku një nga zonjat e publikut është ngritur në këmbë së bashku me të bijën dhe ka qëlluar dy herë me shpullë dietologun Alberico Lemme, pjesë e panelit të të ftuarve.

Nënë e bijë, të dyja ishin të revoltuara pasi dietologu që drejton një klinikë për personat obezë, e ka quajtur vajzën ‘bullafiqe’. Zonja Concetta ka akuzuar dietologun se është një ‘sharlatan’ dhe se është përpjekur të mashtrojë të bijën me një dietë që përmbante makarona, kur ajo vuante nga diabeti.

Lemme është përfolur dhe kritikuar shpesh për një dietë që ai pretendon të jetë shumë efikase, e që përfshin makarona dhe sasi të mëdha mishi. Moderatorja Barbara D’Uso është përpjekur të qetësojë situatën mjaft të alarmuar në sallë.

 Klikoni këtu për të ndjekur videon.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?