Sivasspor humbi këtë të diel 2-3 kundër Galatasaray për raundin e 15-të në Superligën e Turqisë. Protagonist në këtë duel ishte edhe Rey Manaj, por jo me gol.
Në fundin e ndeshjes sulmuesi i Kombëtares bëri një ndërhyrje të ashpër të paqëllimshme kundër yllit të Galatasaray, Baris Alper Yilmaz. Manaj ka shkelur kundërshtarin në kavijen e majtë, me këtë të fundit që la fushën i nxjerrë nga barrela.
Geçen hafta üzerine vazife olmamasına rağmen canlı yayına çıkıp Eyüpspor-Galatasaray maçını yorumlayan @acunilicali bugün tekrar çıksın ve bu pozisyonu yorumlasın!@TFF_Org @Fenerbahce @GalatasaraySK pic.twitter.com/nTIeQqX8Ut
— Mustafa Özdemir ???????? (@ozdemir_mustafa) December 8, 2024
Vetëm karton i verdhë për Manaj, me ngjarjen që ka bërë bujë në Turqi, duke reaguar edhe Federata e Futbollit në këtë shtet, e cila njofton një hetim për rastin.
“Jemi thellësisht të pikëlluar që Barış Alper Yılmaz, lojtari i vlefshëm i Galatasaray Sports Club dhe Kombëtares sonë, u dëmtua si pasojë e një ndërhyrjeje josportive në ndeshjen Sivasspor-Galatasaray të luajtur sot.
Si TFF (Federata Turke e Futbollit), shëndeti dhe siguria e çdo lojtari që është pjesë e futbollit turk është prioriteti ynë kryesor. Ne dëshirojmë të informojmë publikun se do të ndjekim këtë ngjarje të trishtë”, shkruan TFF.
Rey Manaj i ka kërkuar falje Alper Yilmazit, duke thënë se ishte një ndërhyrje pa qëllim.
“Më vjen shumë keq që u përballa me një situatë që nuk doja ta përjetoja në jetën time profesionale futbollistike. Dua të deklaroj me gjithë sinqeritetin tim ndaj tij dhe publikut të futbollit që nuk e kisha ndërmend ta bëj faull ndaj Barış Alper Yılmaz ose të veproj në çfarëdo mënyre që do t’i shkaktonte atij një dëmtim.
Kjo ndodhi për shkak të adrenalinës së rezultatit të ndeshjes dhe se po përpiqesha të kontribuoja për ekipin tim me emocione, kur ndodhi ky incident. Ofroj urimet e mia të përzemërta për Barış Alper Yılmaz dhe i kërkoj falje, duke shpresuar ta shoh sa më shpejt mes nesh”, shkroi Rey Manaj.
???? | Rey Manaj'ın paylaşımı! pic.twitter.com/mBvt0ygHiW
— ???????? Transfer Haberleri ⚒ (@Transferhaber6) December 8, 2024
Lojtari i njohur turk pas ndeshjes ka postuar një foto të këmbës së dëmtuar, ku shihet dëmtimi që ka marr.