VIDEO/ Rey Manaj 'ndez' para grumbullimit në Kombëtare, i shënon Visar Bekajt në Turqi

VIDEO/ Rey Manaj 'ndez' para grumbullimit në Kombëtare, i shënon Visar Bekajt në Turqi

Rey Manaj me uniformën e zezë

Hatayspor fitoi 3-2 kundër Sivasspor për raundin e 28-të në elitën e futbollit të Turqisë. Paçka humbjes, një nga golat e miqve u shënua nga Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares që nesër mbërrin në Tiranë për grumbullimin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Manaj barazoi përkohësisht ndeshjen në minutën e 58-të, duke shënuar në portën e mbrojtur nga gardiani i Kosovës, Visar Bekaj. Megjithë golin e Manaj, Sivasspor doli pa pikë nga udhëtimi. Tetë gola dhe dy asiste për lushnjarin, që një javë më parë pësoi një dëmtim në fushë, por duket se ka lënë gjithçka pas.

Sulmuesi duket në formë dhe pritet të jetë titullar për Kombëtaren, me Shqipërinë që luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe ndaj Andorrës më 24 mars në Tiranë, sfida që vlejnë për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë