Në fund të kontratës, Enea Mihaj monitorohet nga tre klubet e La Ligas spanjolle

Në fund të kontratës, Enea Mihaj monitorohet nga tre klubet e La Ligas spanjolle

Enea Mihaj

Enea Mihaj dhe Famalicao pritet t'i japin fund "bashkëjetesës", pasi kontrata mes mbrojtësit të kombëtares dhe klubit portugez skadon në qershorin e këtij viti. Mihaj, që mban edhe shiritin e kapitenit në këtë klub dhe ndodhet aty prej verës së 2022 tanimë ka disa oferta.

Mediet iberike bëjnë me dije se për Mihaj interesohen tre skuadra nga La Liga spanjolle dhe 26-vjeçari nga edicioni i ri mund të jetë pjesë e një prej ligave më të vlerësuara në Evropë.

Rayo Vallecano, Celta Vigo dhe Girona janë skuadrat që e kanë ndjekur mbrojtësin, ndërsa Vigo prej kohësh ka një interes më të madh. Pritet që vera e 2025 të jetë "e nxehtë" për Mihaj dhe me gjasë do ndryshojë ekip.

Këtë sezon shtatëlarti ka luajtur në 25 ndeshje me ekipin e tij, duke shënuar edhe një gol. I lindur në Rodos të Greqisë, Mihaj është produkt i Panetolikos, para se në 2019 të kalonte te PAOK-u i Selanikut ku luajti për tre sezone.

19 ndeshje ka luajtur Enea Mihaj për Kombëtaren, duke qenë pjesë edhe e grumbullimit të fundit për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Trump: SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale

Presidenti Trump: SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale