VIDEO/Rikthehet Lenjani
por Rennes turpërohet me 7 gola

VIDEO/Rikthehet Lenjani<br />por Rennes turpërohet me 7 gola
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani është rikthyer të luajë në rradhët e ekipit francez të Rennes pas një mungese prej gati 4 muajsh.

Ky lajm padyshim na gëzon të gjithë por ndeshja e djeshme e tij dhe ekipit në përgjithësi ishte për t’u harruar.

Renne u mund nga Monako e milionave me rezultatin e thellë 7–0 në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për turin e 1/8-ave të Kupës së Ligës.

Lenjani ka luajtuar për 90 minuta në sfidën që u mbyll me goleadë nga ekipi që ka shënuar më shumë deri më tani në Europë.

27-vjeçari i cili nuk ka lënë gjurmë që prej nënshkrimit me ekipin francez pritet të largohet në merkaton e dimrit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid