VIDEO/ Rikthimi në Hungari, Eros Grezda debuton me gol në ndeshjen e parë

VIDEO/ Rikthimi në Hungari, Eros Grezda debuton me gol në ndeshjen e parë

Eros Grezda

Eros Grezda ka shënuar golin e parë në rikthimin e tij në Hungari për javën e 22 në ligën elitare. Zalaegerszegi i shqiptarit po humbet 3-1 në transfertë me Paks, me Grezdën që ka shënuar golin e vetëm për të tijtë. Ka qenë minuta e 32 kur pas një aksioni nga e majta e sulmit, Grezda do përfitonte dhe do shënonte me kokë nga një kënd i prirët.

Më herët Paks kishte shënuar dy herë me Vargas dhe Uindecker në minutët 6 dhe 20-të.Në pjesën e dytë sërish Uindecker shënoi për 3-1, duke zbehur shpresat e miqve për pikë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Grezda u rikthye sërish te Zalaegerszegi pas një viti e gjysmë, duke luajtur edhe në Turqi. Skuadra e Grezdës këtë sezon mbetet në mesin e artë, duke qenë tetë pikë më shumë se zona e ftohtë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Qeveria spanjolle do të mbikëqyrë Federatën e futbollit deri në zgjedhjet e reja

Qeveria spanjolle do të mbikëqyrë Federatën e futbollit deri në zgjedhjet e reja