VIDEO/ Rindërtimi i skenës, si u dhunuan dhe grabitën Donnarumma dhe e fejuara në banesën në Paris për 10 minuta

VIDEO/ Rindërtimi i skenës, si u dhunuan dhe grabitën Donnarumma dhe e fejuara në banesën në Paris për 10 minuta

Gianluigi Donnarumma

PARIS - Gjatë natës së të enjtes së 20 korrikut dhe të premtes së 21 korrikut, disa banditë hynë në shtëpinë e portierit të kombëtares italiane të futbollit dhe Paris Saint Germain, Gianluigi Donnarumma, në lagjen e 8-të të Parisit.

Me të në shtëpi ishte edhe partnerja e tij, Alessia Elefante. Hajdutët të cilët dyshohet se ishin katër, hynë në banesë dhe lidhën nën kërcënimin e armës Donnarummën dhe të fejuarën e tij në dhomën e gjumit.

Portieri tentoi të kundërpërgjigjej dhe u godit në kokë, por pa rrezik për jetën. Kriminelët morën të gjitha sendet me vlerë në shtëpi: bizhuteritë, çanta dhe ora për një vlerë prej 500 mijë eurosh. Në videon më poshtë të publikuar nga "Corriere" është një rindërtim i 10 minutave të tmerrit që kaloi çifti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?