Tmerr për Donnarummën, hajdutët lidhin dhe dhunojnë portierin e PSG-së dhe partneren! Largohen me 500 mijë euro

Tmerr për Donnarummën, hajdutët lidhin dhe dhunojnë portierin e PSG-së dhe partneren! Largohen me 500 mijë euro

Gianluigi Donnarumma së bashku me partneren

PARIS - Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij kaluan një natë të tmerrshme në banesën e tyre në lagjen numër 8 në Paris. Grabitës të dhunshëm lidhën dhe keqtrajtuan dyshen në banesën e tyre, teksa grabitën çka mundën dhe u larguan me aksesorë në shumën e 500 mijë eurove.

Sipas informacioneve të "Actu 17", grabitësit pasi u futën në banesë dhunuan dhe lidhën me litar dyshen, duke grabitur çka gjetën. Vetëm në orën 3:20 të mëngjesit, Donrarumma me partneren u liruan nga litarët dhe u drejtuan në një hotel, për të lajmëruar policinë.

Bëhet me dije se nga kjo tronditje, dyshja përfundoi në spital. Policia ka hapur një hetim në lidhje me çështjen, ndërsa kjo është hera e disatë që futbollistët bien preh e grabitjeve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat