TIRANË - Rivale në politikë, por mesa duket me shije të njëjta dhe mike në muzikë. Dy gratë e njohura të politikës ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kryetarja e komisionit të Integrimit Majlinda Bregu janë parë e filmuar nga Shqiptarja.com dhe A1Report, duke u takuar përzermërisht me njëra-tjetrën.

Ato kanë qenë të pranishme në koncertin e këngëtares amerikane Anastacias ku para nisjes së performancës së saj dy politikanet rivale kanë shkëmbyer një bisedë të ngrohtë disa minutëshe me njëra-tjetrën.

 Të veshura casual dy figurat e njohura të politikës shqiptare kanë shijuar më pas koncertin e divës së muzikës amerikane “Anastacia”.

kodhei bregu

kodheli

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)