Europa League ka zhvilluar 16 sfidat e katërta në grupe. Me fillim në 18:45, tetë duele janë mbyllur në grupet respektive. Në Norvegji, Arsenal i është falur golit të Saka në pjesën e parë për të marrë tri pikë me vlerë kundër Bodo/Glimt. Nga ana tjetër, Betis dhe Roma kanë barazuar 1-1. Spanjollët janë me një këmbë në fazën me eleminim, ndërsa Roma shpreson pikët e plota në dy ndeshjet e radhës. Në grupin B, Fenerbahce dhe Rennes kalojnë në turin e radhës, teksa të njëjtën gjë kanë bërë edhe Royal Union SG dhe Freiburg.
Në 21:00 ishte radha e dueleve të tjera. Në Angli, Manchester United shënoi vetëm në minutën e 92 të ndeshjes me McTominay për të marrë tri pikë me vlerë kundër Omonia (1-0). Skuadra e ten Hag mban vendin e dytë me 9 pikë në grupin E, duke qenë të kualifikuar së bashku me Real Sociedad në paly-off. Nga ana e tyre, Sociedad mundi 3-0 Sheriff.
Në "Olimpico", Roma barazoi 2-2 me Sturm Graz. Golat e Immobile dhe Pedro nuk mjaftuan për djemtë e Sarrit, që ndajnë vendet 3 dhe 4 me austriakët në grupin F. Edhe Lazio do duhet të marrë pikët e plota në ndeshjet e radhës.
VIDEO/ Një gol në të ftohtin norvegjez, Arsenal 'i falet' Saka
Bodo/Glimt humbi 0-1 me Arsenal në ndeshjen e katërt në Europa League. Goli i Saka në minutën e 24 vendosi duelin, me Topçinjtë që kanë një ndeshje më pak. Me nëntë pikë, skuadra e Arteta qëndron në krye të grupit A, ndjekur nga Bodo dhe PSV me katër pikë.
VIDEO/ Belotti nuk mjafton për Romën, Betis me një këmbë në play-off
Betis dhe Roma barazuan 1-1 për ndeshjen e katërt në grupet e Europa League. Canales në minutën e 34 kaloi në avantazh spanjollët, me Romën që u përgjigj në të 53 minutë me Belottin. Barazimi në transfertë komplikon pozitat e italianëve në grupin C, me Betis që qëndron në krye me 10 pikë duke qenë me një këmbë në sfidat me eleminim, ndërsa Roma pas katër ndeshjeve ka po katër pikë. Dy humbje, një fitore dhe një barazim për djemtë e Mourinho në këtë kompeticion.