VIDEO/ Rreziku rus, si funksionon
sistemi mbrojtës antiraketë i NATO-s
Ditët e fundit Moska zyrtare ka rritur tensionet me perëndimin, aq sa mediat paralajmëruan përshkallëzimin e konfliktit drejt një lufte të mundshme. Kur kanë kaluar 25 vite nga fundi i luftës së ftohtë (lufta e ftohtë zgjati përafërsisht 45 vite, 1945-1990), tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit sa vijnë e shtohen dhe shkak së fundi është bërë lufta në Siri, ku Moska vijon të bombardojë forcat opozitare, mes tyre edhe civilët.
Ditët e fundit Moska zyrtare ka rritur tensionet me perëndimin, aq sa mediat paralajmëruan përshkallëzimin e konfliktit drejt një lufte të mundshme. Kur kanë kaluar 25 vite nga fundi i luftës së ftohtë (lufta e ftohtë zgjati përafërsisht 45 vite, 1945-1990), tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit sa vijnë e shtohen dhe shkak së fundi është bërë lufta në Siri, ku Moska vijon të bombardojë forcat opozitare, mes tyre edhe civilët.
Por sa rrezikohet një konflikt ri Rusi vs. SHBA-BE?Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) u krijua me qëllim që të sfidonte Traktatin e Varshavës. Ky i fundit nuk ekziston më, ndërsa NATO vijon të zgjerohet duke numëruar përkohësisht 28 vende anëtare. Për t'i bërë ballë rrezikut rus, NATO ka ndërtuar sisteme sigurie ajrore në Europë dhe SHBA.
Si funksionon sistemi antiraketë?Rusia do ta ketë të vështirë të sulmojë SHBA-në nga ajri, për një arsye të thjeshtë, sistemi antiraketë. Siç duket edhe në video, sistemi antiraketë është i ndërthurur mes mbrojtjes ajrore dhe asaj tokësore. Sateliti me sensorë lart në qiell monitoron hapësirën ajrore dhe informacionin e mbledhur nga receptorët mbi hedhjen e një objekti të rrezikshëm në ajër, ia përcjell bazës së NATO-s. Përmes radarëve bëhet i mundur identifikimi i rrezikut që vjen nga ajri i cili gjithashtu i përcillet bazës së NATO-s. I gjithë informacioni i mbledhur mbi këtë rrezik, i përçohet komandës së NATO-s. Kjo e fundit urdhëron bazën antiraketë që të godasë objektin në ajër (raketën balistike). I gjithë ky proces kryhet në më pak se një minutë. Nëse kërcënimi është evident, komandës së NATO-s nuk i duhet më shumë se një minutë kohë për të reaguar, pra për 60 sekonda raketa armike shpërthehet në ajër.
Sistem antiraketë në Rumani dhe rajonin balltikNdërkohë, në maj të këtij viti, NATO ra dakord për ndërtimin e një stacioni tokësor të mbrojtjes antiraketë në Rumani. Stacioni në fjalë është pjesë e mburojës më të madhe evropiane. Kjo mburojë do të shërbejë për të mbrojtur vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut nga raketat me rreze të mesme e të shkurtër veprimi.
Ndërsa është ende në diskutim ngritja e një sistemi antiraketë në vendet balltike, në kufirin e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë me Rusinë.
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
33.9%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
55.3%
Vota total: 6817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmërimi i mediave amerikane: Pas furnizimit nga Rusia, Irani lëviz raketat dhe bëhet gati për sulm ndaj Izraelit
6 Gusht, 10:05
-
Stuhia Debby godet Floridën, 4 persona humbin jetën! Përmbytje masive dhe ndërprerje e energjisë elektrike
6 Gusht, 09:54
-
Shkodër/ Megaoperacioni 'Territor i pastër', agjësohen 2944 bimë kanabis! Në kërkim autorët
6 Gusht, 09:42
-
Tabaku thirrje qeverisë: Profesionistëve të lirë u është marrë një taksë e padrejtë që duhet t’ia riktheni
6 Gusht, 09:37
-
Paris 2024/ Parandalohet skandali në Lojërat Olimpike, gjyqtarët ndryshojnë vendimin dhe i kthejnë medaljen atletes keniane
6 Gusht, 09:29
-
Eduard Zaloshnja: Tavo më përfaqësues se sa Goro
6 Gusht, 09:19
-
Edhe Lefter Maliqi i zhgënjyer nga lidershipi i Berishës pas humbjes: Boll me fjalë, Himara pësimi i radhës! Ndiqni patronazhistët
6 Gusht, 09:16
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 30- vjeçari! Iu gjet drogë e dokumente false
6 Gusht, 09:16
-
Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli nuk përjashton mundësinë e sulmit nga Irani, ministri izraelit i Mbrojtjes: Jemi përgatitur për gjithçka
6 Gusht, 09:10
-
Koncerti 'Shtigjet e dashurisë', Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari performojnë në kalanë e Porto Palermos
6 Gusht, 09:04
-
Paris 2024/ Kina zbret SHBA-në në vendin e dytë, situata me medaljet Olimpike
6 Gusht, 09:01
-
Krim i rëndë në Konispol, burri vret gruan me sëpatë! Djali e shtyn nga shkallët pas sherrit, vdes dhe 69-vjeçari, arrestohet 40-vjeçari (EMRAT)
6 Gusht, 08:47