Turi i Alpeve midis Italisë dhe Austrisë në çiklizëm nuk ka qenë i favorshëm për Chris Harper. Australiani në garë e sipër, edhe pse i pashqetësuar nga njeri është rrëzuar në asfalt dhe ka rrezikuar jetën.

Çiklisti u përplas dhunshëm me një shtyllë ndriçimi buzë rrugës, teksa për fat kaska që mbante në kokë i shpëtoi jetën pasi përplasja ishte e fuqishme. Ai e mbylli garimin 25 kilometra nga vija e fundit dhe ishte koshient pasi u ngrit.