Rezervuarët e naftës në një objekt magazinimi në qytetin Klintsy në rajonin Bryansk të Rusisë morën flakë pas rrëzimit të një droni ukrainas nga ushtria ruse, sipas një njoftimi guvernatorit rajonal Alexander Bogomaz.
Sipas informacioneve paraprake, askush nuk është lënduar nga incidenti, tha Bogomaz, duke shtuar se ekipet e zjarrfikësve kishin mbërritur në vend për të shuar flakët, raporton Reuters.
“Një dron u rrëzua nga ministria e mbrojtjes duke përdorur mjete radio-elektronike. Kur objektivi ajror u shkatërrua, mbetjet e tij ranë në territorin e depos së naftës Klintsy”, shkroi Bogomaz në Telegram.
Bogomaz tha se dy dronë të tjerë ukrainas ishin rrëzuar mbi pjesë të tjera të Bryansk nga njësitë e mbrojtjes ajrore.
Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë një zjarr që ka përfshirë depon e naftës.
В Брянской области в результате атаки беспилотниками произошел пожар на нефтебазе
— Медиазона (@mediazzzona) January 19, 2024
Видео: Осторожно, новости pic.twitter.com/bto1CPdc4v