Këngëtari i njohur Blake Shelton, është rrëzuar përpara mijëra spektatorëve teksa përformonte në skenë. Mesa duket këngëtarin e muzikës Country nuk e kanë mbajtur këmbët  dhe ka rënë para të gjithëve.

Nëpërmjet një postimi në Twitter këngëtari pranon se ka qenë i pirë dhe ka dashur t’i bëjë konkurrencë mikut të tij, Pitbull, i cili njihet për kërcimet energjike në skenë. “Ah po, pata pirë goxha shumë. Pit Bull, ta vë fajin ty sepse doja të konkurroja me koncertet e tua."- ka shkruar Blake.