VIDEO/ Samsung prezanton telefonin
"S8", ja sa do të kushtojë

VIDEO/ Samsung prezanton telefonin<br />"S8", ja sa do të kushtojë
Samsung ka prezantuar ditën e sotme telefonin e ri të linjës "Galaxy", "S8", ku kompania ka vendosur që të bëjë ndryshime të mëdha.
 
Telefoni inteligjent "Galaxy S8", ka  një ndryshim të madh nga paraardhësit e tij dhe ky ndryshim duket që në pamjen e pajisjes. Samsung ka vendosur ta heq butonin fizik  "home" dhe ta zëvendësoj atë me një buton virtual në ekran.
 
 Edhe pse ekranet e "S8" dhe "S8 plus" janë më të madhenj se "S7" dhe "S7 plus", telefoni i ri vjen me përmasa fizike më të vogla se sa modelet paraardhëse.
 
Risia e madhe e këtij telefoni është "Bixby", asistenti virtual i ri që kompania ka vendosur të shoqërojë pajisjen. Ndërkohë zyrtarët e Samsung janë shprehur se shumë shpejt ekosistemi i "Bixby" do të rritet ky asistent do të ofrojë edhe një lidhje me pajisjet shtëpiake që Samsung prodhon, duke ju mundësuar përdorimin e tyre nëpërmjet telefonit tuaj.
 
Telefoni i ri "S8" do të fillojë shitjet më 21 prill dhe çmimi që duhet të paguani për të pasur telefonin më të fundit të kompanisë koreane, është 750 euro për "Galaxy S8" dhe 900 euro për "Galaxy S8 plus".

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament