VIDEO+ FOTO/ Sekuestrohen 2 ton kokainë! Goditet trafiku i drogës Spanjë - Portugali! Një pjesë e drogës ishte për klanin shqiptar 'Farruku'

Garda Civile ka shkatërruar 'Klani Piturros' një grup kriminal i lidhur historikisht me trafikun e drogës në rajonin e Galicas në veri perëndim të Spanjës prej viteve 1980. Operacioni i policisë, i zhvilluar njëkohësisht në Spanjë dhe Portugali, rezultoi në arrestimin e 9 personave anëtarë të këtij klani dhe sekuestrimin e mbi 2 ton kokainë në brigjet e Portugalisë.

Ky “klan” ka qenë gjithmonë i lidhur drejtpërdrejt me shpërndarësit kryesorë kolumbianë të kokainës, dhe kishin aftësi të transportonin sasi të mëdha droge nga deti.

“Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme Spanjolle thuhet se një pjesë e kësaj kokaine ishte për klanin shqiptar Farruku"

"Një pjesë e madhe e drogës së sekuestruar i drejtohej “klanit Farruku”, me origjinë shqiptare, i njohur si një nga organizatat kriminale më aktive në Europë në trafikun e drogës" thuhet në njoftimin e 22 dhjetorit të Ministrisë së Brendshme Spanjolle.

Ky klan i drejtuar nga Kreshnik Farruku, i arrestuar në vitin 2019 në Madrid, u godit nga autoritetet spanjolle edhe në një megaoperacion në prill të këtij viti. I përbërë kryesisht nga shqiptarë, klani njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine.

Kokaina u sekuestrua në Portugali
Pas mbledhjes së informacionit garda civile dhe policia gjyqësore ndërmorën një aksion në të dy vendet duke arrestuar anëtarë të kësaj organizate dhe bastisur 12 shtëpi në provincat e Pontevedra, Ourense, A Coruña dhe në qytetin portugez të Moncaos.

Hetimi filloi në shkurt, kur agjentët ishin në gjendje të verifikonin se si klani po mblidhte një ngarkesë kokaine që ata ruanin në Peniche (Portugali). Në prill 2023 agjentët sekuestruan një pjesë të madhe të ngarkesës në bregdetin portugez dhe bllokuan një skaf  kur klani galician synonte të zhvendoste mallin nga plazhi. Më pas, agjentët gjetën një pjesë tjetër të drogës në disa prona në rajonin Salnés në Pontevedra, ku u kapën 220 kilogramë kokainë.

Të gjitha këto veprime i lejuan agjentët e policisë të mblidhnin provat e nevojshme për të vërtetuar përgjegjësinë e klanit Galician për këtë ruajtje dhe transportimin e mëvonshëm të drogës në Galicia.

Operacioni u koordinua nga Europoli në bashkëpunim me DEA, dhe u krye në disa qytete në Galicia (në veriperëndim të Spanjës), si dhe në Monsau (Portugali veriore, kufiri i dy vendeve iberike. Të arrestuarit akuzohen për krimet e dyshuara të trafikut të drogës, anëtarësiimt në organizatë kriminale dhe pastrimit të parave.

 

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 23/12/2023 13:02

    Nuk ka me trafik droge pa shqiptare ne mes or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille