Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se pala perëndimore është e gatshme për bisedime për përfundimin e konfliktit.
“Zoti Putin, jepini fund kësaj lufte të pakuptimtë! Ne jemi të gatshëm për bisedime, jemi të gatshëm të flasim për përfundimin e kësaj lufte. Por këto sulme barbare kundër shoqërisë civile ukrainase duhet të marrin fund”, deklaroi Merz.
Apeli erdhi nga Kievi, ku Merz ndodhet këtë të diel për një vizitë gjatë së cilës në kryeqytetin ukrainas u aktivizuan sirenat e alarmit ajror dhe u dëgjuan shpërthime. Autoritetet paralajmëruan për praninë e dronëve rusë, ndërsa kryebashkiaku Vitali Klitschko njoftoi se ishte goditur edhe ura Pivnichnyi.
Lajmi kryesor:
Sulme të reja në Kiev gjatë vizitës së kancelarit Merz! Moska: Do të luftojmë edhe për 0,01% të territorit të Donetskut! OKB zbulon bilancin tronditës të luftës në Ukrainë





