VIDEO/ Shefi i Inteligjencës izraelite merr përsipër fajin: Nuk e parandaluam dot sulmin e Hamasit

VIDEO/ Shefi i Inteligjencës izraelite merr përsipër fajin: Nuk e parandaluam dot sulmin e Hamasit

1697533689_hs.jpg

Kreu i Shërbimit të Përgjithshëm të Sigurisë së Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr ka marrë përgjegjësinë pas sulmeve të Hamasit.

Në një letër drejtuar punonjësve të shërbimit, ai tha se nuk ishin në gjendje që të paralajmëronin njerëzit e tyre, por edhe botën për atë që i priste, e aq më tepër të parandalonin sulmin.

“Megjithë një sërë veprimesh që ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte parandalimin e sulmit. Si person në krye të organizatës, përgjegjësinë për këtë e kam unë”, ka thënë ai në letër.

Për Barr, prioritet është kundërpërgjigja dhe më pas do të vijojnë hetimet, për të dalë në një përfundim se si Inteligjenca nuk arriti të zbulonte në kohë, raportron agjencia e lajmeve WorldNews.

“Do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi”, shtoi Barr.

Vlen të theksohet se, sipas Times of Israel, “lëvizje të pazakonta” ishin zbuluar në Rripin e Gazës në orët para fillimit të sulmit, por këto indikacione u injoruan kryesisht nga agjencitë përkatëse izraelite.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin


S.S/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend

Lapardhaja: Berisha rrënoi PD, opozita s'fiton në zgjedhje! Deputetët demokratë 'luftë' për karrige të sigurt në Kuvend