VIDEO/ Shembet ura në Patra të Greqisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur! Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në vendngjarje

Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shembja e urës Patra në Greqi, ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar, të paktën 3 perosna që kenë ngecur nën rrënoja.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në orën 12:47, kur ekipi i zjarrfikësve u njoftua për incidentin në urën në Patra të Greqisë, ku për pasojë humbi jetën një perosën dhe u plagosën 8 të tjerë.

Me të marrë njoftimin 35 zjarrfikës me 12 vetura dhe me avionë, si dhe mjete speciale të shpëtimit shkuan në vendngjarje.

Ndërkohë policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në bypass-in e gjerë të Patrës në të dy drejtimet, drejt Athinës dhe Pirgos si dhe në rrugën Diodorou në Patras, për shkak të shembjes së  një pjese të urës.

Ura rezulton të jetë mbyllur që prej datës 20 korrik, me vendim të Drejtorisë së Policisë së Akaisë , për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve më nënkalimet e saj.

Spitalet në qytet janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar pacientët e plagosur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Shembet ura në Patra, deri tani 2 të vdekur, dëgjohen zëra poshtë rrënojave

Ka shkuar në 2 numri i personave që humbën jetën, ndërsa persona të tjerë janë poshtë gërmadhave të urës së Patras, Greqi, që u shemb mesditën e sotme (23 korrik)

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se shembja ka ndodhur në momentin kur do të bëhej një shpërthim i kontrolluar, ndërkohë që punimet në këtë urë po bëheshin prej dy vitesh

TV grek Ert shkruan se poshtë gërmadhave dëgjohen zëra dhe grupet e kërkim shpëthimit kanë në dispozicion dhe një dron

Ditën e sotme ishte planifikuar prishja e kontrolluar e një pjese të strukturës hyrëse në unazën e Patrës, por nën urë ndodheshin pesë-gjashtë persona, ndoshta romë, të cilët kishin shkuar atje për të mbledhur metal.

Në vendngjarje ndodhet zv/ministrja e infrastrukturës Christina Alexopoulou, guvernatori i rajonit Nektarios Farmakis dhe zëvendësguvernatori i rajonit Charalambos Bonanos dhe kryetari i bashkisë së Patrës Kostas Peletidis.

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë