MALMO - Etrit Berisha ishte protagonisti absolut në finalen e Kupës së Suedisë, duke udhëhequr skuadrën e tij Hacken drejt triumfit ndaj Malmos pas një sfide dramatike që u vendos pas goditjeve të penalltive, në fushën e këtyre të fundit.
Ndeshja përfundoi 0-0 në kohën e rregullt, por në lotarinë e penalltive, ish-portieri i Kombëtares shkëlqeu duke pritur dy penallti vendimtare, të parën dhe të tretën, si edhe realizoi vetë penalltinë e katërt për skuadrën e tij. Hacken fitoi me rezultatin 4-2, duke fituar për herë të katërt në histori këtë trofe.
Berisha u shpall lojtari i ndeshjes jo vetëm për performancën e tij në penallti, por edhe për pritjet e shumta vendimtare gjatë lojës.
“Ndihem shumë mirë. Të gjithë djemtë besuan, edhe pse kishim shumë mungesa. Të rinjtë dhanë gjithçka dhe dolën shumë mirë, edhe pse ishte një ndeshje e vështirë. Tani do të mund të luajmë në Evropë”, u shpreh Berisha pas finales.
Portieri kuqezi shtoi se nuk është hera e parë që shënon penallti. “Nuk është hera e parë që pres penallti dhe shënoj. Bëmë një punë të madhe kundër një prej skuadrave më të mira në Suedi, në fushën e tyre. E dinim që do të ishte e vështirë, por nuk u dorëzuam kurrë”, tha ai. Pas thuajse një sezoni pushim, Berisha u rikthye në fushë dhe ia doli të ngrejë trofeun me Hacken.
Sfida finale nuk ishte e qetë, pasi problemet me tifozët nuk munguan dhe përballja u vonua për minuta të tëra në dy raste.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Mars, 21:56
Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?
-
Po
48.5%
-
Jo
44.6%
-
Jam i/e dyzuar
6.9%
Vota total: 1402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përjetoi nga pranë tmerrin e bombardimeve, Jasir Asani: Klubi bëri gjithçka që unë të largohesha nga Irani
3 Mars, 15:19
-
Ernest Muçi vendimtar me Trabzonsporin, përkrah Osimhen në formacionin e javës në Turqi
3 Mars, 13:12
-
VIDEO/ Rey Manaj rigjen veten në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon tjetër gol për Sivassporin
1 Mars, 13:12
-
VIDEO/ Anis Mehmeti 'çan rrjetën', shënon golin e 11-të sezonal dhe mban Ipswichin pranë zonës së Premier League
1 Mars, 12:22
-
Kaosi në Iran pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, ndërpritet kampionati i futbollit! Jasir Asani e Regi Lushkja nisen drejt kufirit turk, shkupjani: Jam mirë
1 Mars, 10:12
-
'Alarm' për Kombëtaren, trajneri Parker tregon gjendjen e Armando Brojës: Disa javë larg rikthimit
28 Shkurt, 15:29
-
VIDEO/ Arlind Ajeti në versionin e 'bomberit', mbrojtësi i Kombëtares shënon golin e 4-t në Turqi
28 Shkurt, 13:59
-
Mediat e huaja elozhe për Ernest Muçin: Kurrë mos bjer në dashuri me një futbollist në huazim
28 Shkurt, 10:40
-
VIDEO/ E hëna e shqiptarëve në Turqi, Rey Manaj gol dhe asist! Valon Et'hemi dopietë me fanellën e Sivassporit
23 Shkurt, 14:35
-
Legjionarët/ Uzuni, Manaj, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste
23 Shkurt, 10:30
-
‘Milano Cortina’/ Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2026, Norvegjia në majën e botës me medalje të arta! Shqipëria u përfaqësua me katër skiatorë
22 Shkurt, 21:42
-
Juventusi kërkon Berat Gjimshitin për verën, kapiteni i Kombëtares pëlqehet edhe nga Roma e Milani
20 Shkurt, 14:55