VIDEO/ Sherr dhe pesë kartona të kuq, degjeneron ndeshja e futbollit në Turqi

VIDEO/ Sherr dhe pesë kartona të kuq, degjeneron ndeshja e futbollit në Turqi

Momente nga ndeshja

TURQI - Ndeshja e javës së 18-të mes Bursaspor dhe Diyarbekirspor (0-2) ka parë minuta dhune, pesë kartona të kuq dhe skena aspak të hijshme për një ndeshje futbolli. Dueli i Ligës së Dytë prodhoi kaos në fushë pasi Bunyamin Yurur nga skuadra mike bëri një gjest drejt tifozëve pasi shënoi golin e dytë në minutën e 82. Në sherrin që shpërtheu, 5 futbollistë morën kartona të kuq.

Yilmaz dhe Guney te vendasit si edhe Yurur, Celik dhe Calisan te miqtë dolën nga loja me karton të kuq. Gjatë përleshjes disa nga lojtarët e ekipit të Diyarbekirspor janë drejtuar drejt dhomës së zhveshjes.

Pas rikthimit të këtyre lojtarëve, ndeshja vazhdoi nga ku u ndërpre dhe arbitri e përfundoi menjëherë. Pas ndeshjes, stafi teknik dhe lojtarët e Diyarbekirspor kaluan në rrethin e sigurisë të krijuar nga policia dhe shkuan në dhomën e zhveshjes.

Në Turqi nuk kanë të ndalur skandalet në futboll. Kjo e sotmja ishte e treta në radhë, pas goditjes së arbitrit nga presidenti i Ankaragucu dhe tërheqjes së ekipit nga presidenti i Istanbulspor.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji