VIDEO/ Sherr masiv mes pushuesve dhe stafit në një hotel turk, godasin njëri-tjetrin me karrige

TURQI- Një përleshje masive ka ndodhur mes disa pushuesve dhe stafit të një hoteli turk. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon një sherr mes disa personave, të cilat madje përdorin edhe karrige për të goditur njëri-tjetrin.

Përleshja dyshohet se ka ndodhur në fund të muajit të kaluar (31 korrik) në hotelin Mirage World në Içmeler, Turqi dhe thuhet se të përfshirë janë pushues britanikë.

Sipas Daily Mail, përleshja ka nisur për shkak të një mosmarrëveshje mes një pushuesi britanik me një prej anëtarëve të stafit. Kjo më pas çoi në sherrin masiv, ku 10 punonjës të hotelit u përfshinë në sulmin ndaj britanikut, duke hedhur edhe një karrige kundrejt tij.

Pamjet tronditëse, të kapura nga një britanik i panjohur në një ballkon, tregojnë një grup pushuesish duke bërtitur ndërsa një anëtar i stafit mund të shihet duke goditur me grusht një pushues. E gjithë kjo skenë ndodh para një burri që besohet se është menaxheri i hotelit.

Ndërkohë, kameramani duket se po shijon skenat kaotike teksa qesh me pamjen, duke thënë vazhdimisht 'Oh yeah' teksa fillon sherri.

Një anëtar i stafit më pas merr një karrige të zezë dhe e hedh mes personave të përfshirë në sherr. Më pas një prej pushuesve merr një tjetër karrige dhe e hedh në drejtim të stafit. Pamjet u shpërndanë në Facebook nga Sean Reay më 5 gusht.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë