Në "San Siro" Milani fitoi 1-0 kundër Veronës për javën e pestë në Serie A. Dueli nisi me 25 minuta vonesë, kjo pas rebeshit dhe motit jo të mirë në Milano. Do duhej minuta e tetë që Leao të shënonte golin me vlerën e tri pikëve, kjo pas asistit të Giroud. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e luftuar, me skuadrat që në fund u pajtuan me këtë rezultat. Ky sukses i çon kuqezinjtë në kuotën e 12 pikëve, aq sa ka edhe Interi kryesues me një ndeshje më pak.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59

    Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?