Serie A është në javën e pestë dhe këtë të shtunë u zhvilluan tre duele. Duke nisur nga 15:25 Milani fitoi 1-0 me Veronën, duke harruar humbjen 5-1 në derbin kundër Interit. Një gol i Leao çoi kuqeiznjtë te tri pikët. Në 18:00 Sassuolo fitoi 4-2 me Juventusin duke turpëruar "Zonjën", teksa në 20:45 Lazio barazoi 1-1 me Monzën në "Olimpico".
Në "San Siro" Milani fitoi 1-0 kundër Veronës për javën e pestë në Serie A. Dueli nisi me 25 minuta vonesë, kjo pas rebeshit dhe motit jo të mirë në Milano. Do duhej minuta e tetë që Leao të shënonte golin me vlerën e tri pikëve, kjo pas asistit të Giroud. Pjesa tjetër e ndeshjes ishte e luftuar, me skuadrat që në fund u pajtuan me këtë rezultat. Ky sukses i çon kuqezinjtë në kuotën e 12 pikëve, aq sa ka edhe Interi kryesues me një ndeshje më pak.
Sassuolo fitoi 4-2 kundër Juventusit në "Mapei Stadium" për javën e pestë në Serie A. "Zonja e Vjetër" u turpërua në transfertë, duke i "dhuruar" dy gola vendasve, kjo pas gafave të Szczesny dhe Gattit. Ishte Lauriente që shënoi për Sassuolon në minutën e 12-të, teksa bardhezinjtë barazuan me autogolin e Vina në të 21 minutë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, teksa Berardi dërgoi shifrat në 2-1 në minutën e 41-të.
Pjesa e dytë ishte e kontrolluar nga vendasit, megjithatë "Zonja" barazoi me Chiesan në të 78 minutë. Vetëm katër minuta më vonë Pinamonti riktheu epërsinë për Sassuolon, që shënoi edhe golin e katërt në të 90+5. Ishte mbrojtësi i Juves, Gatti, që bëri një gafë qesharake duke bërë që të tijtë të dilnin me kokën ulur nga transferta. Pas kësaj jave Juventusi me 10 pikë është në vendin e katërt, ndërsa Sassuolo me gjashtë pikë në vendin e 11-të.
Lazio dhe Monza barazuan 1-1 për javën e pestë në Serie A. Ndeshja e zhvilluar në "Olimpico" pa vendasit të kalonin të parët në avantazh me Ciro Immobile në minutën e 12-të, kjo pas penalltisë së kthyer në gol. Në të 36 minutë ishte Gagliardini që barazoi ndeshjen.
Me këtë gol, sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është përfshirë në realizimin e 250 golave në pesë kampionatet kryesore të Europës; që nga sezoni 2012/13 ai është italiani i parë që arrin këtë shifër, ashtu si edhe lojtari i tetë në përgjithësi që arrin këtë kuotë bashkë me Messi, Ronaldo, Lewandowski, Suarez, Benzema, Kane dhe Salah.
Serie A - java 5:
E shtunë
15:25 Milan 1-0 Verona (Leao 8')
18:00 Sassuolo 4-2 Juventus
20:45 Lazio 1-1 Monza (Immobile 12' / Gagliardini 36')
Renditja:
Lazio dhe Monza barazuan 1-1 për javën e pestë në Serie A. Ndeshja e zhvilluar në "Olimpico" pa vendasit të kalonin të parët në avantazh me Ciro Immobile në minutën e 12-të, kjo pas penalltisë së kthyer në gol. Në të 36 minutë ishte Gagliardini që barazoi ndeshjen.
Me këtë gol, sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është përfshirë në realizimin e 250 golave në pesë kampionatet kryesore të Europës; që nga sezoni 2012/13 ai është italiani i parë që arrin këtë shifër, ashtu si edhe lojtari i tetë në përgjithësi që arrin këtë kuotë bashkë me Messi, Ronaldo, Lewandowski, Suarez, Benzema, Kane dhe Salah.
Sassuolo fitoi 4-2 kundër Juventusit në "Mapei Stadium" për javën e pestë në Serie A. "Zonja e Vjetër" u turpërua në transfertë, duke i "dhuruar" dy gola vendasve, kjo pas gafave të Szczesny dhe Gattit. Ishte Lauriente që shënoi për Sassuolon në minutën e 12-të, teksa bardhezinjtë barazuan me autogolin e Vina në të 21 minutë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, teksa Berardi dërgoi shifrat në 2-1 në minutën e 41-të.
Pjesa e dytë ishte e kontrolluar nga vendasit, megjithatë "Zonja" barazoi me Chiesan në të 78 minutë. Vetëm katër minuta më vonë Pinamonti riktheu epërsinë për Sassuolon, që shënoi edhe golin e katërt në të 90+5. Ishte mbrojtësi i Juves, Gatti, që bëri një gafë qesharake duke bërë që të tijtë të dilnin me kokën ulur nga transferta.
Pas kësaj jave Juventusi me 10 pikë është në vendin e katërt, ndërsa Sassuolo me gjashtë pikë në vendin e 11-të.