Sulmuesi i Kombëtares Shkëlzen Gashi vijon të shkëlqejë në Amerikë. Gashi ka shënuar një dygolësh në ndeshjen e fundit të kampionatit në barazimin 3 me 3 të skuadrës së tij Colorado ndaj Vancuver.

Golin e parë sulmuesi e ka realizuar në minutën e 57-të me penallti ndërsa goli i dytë personal dhe i treti për skuadrën ishte spektakolar.

Gashi tundi rrjetën me një super gjuajtje nga goditja e dënimit në një distancë më e madhe se 25 metra.

Golat dhe forma e mirë që po kalon Shkëlzen Gashi janë një lajm i mirë edhe për Kombëtaren në prag të dy ndeshjeve eleminatore të Shqipërisë ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.