TIRANË - Një "arratisje" spektakolare ndodhi në mes të autostradës Tiranë-Durrës. Bëhet fjalë për një shoferë "trim" që nuk pyet për policinë bashkiake teksa punonjësit e veshur me uniformë i bëjnë shenjë të ndalojë.
 
Ngjarja është shënuar gjatë ditës së djelë dhe është bërë publike në faqen "Jeta osh qef".
 
Makina tip Wolksvagen i ka ikur postbllokut të policisë si në një skenë filmash aksion. Edhe pse është ndalur nga efektivët e policisë bashkiake të Tiranës, shoferi ka gjetur "shtegun" për t'i shpëtuar.

Por gjatë ndjekjes në autostradë drejt Durrësit, kur duket se makina më në fund u kap, shoferi bën një manovër të rrezikshme duke përfunduar në brezin e gjelbërimit.  

Më tej makina arri të futet në rrugën dytësore, duke i shpëtuar policisë.