Një video skandaloze e publikuar në Youtube tregon dhunën e nënës ndaj vajzës së saj, e cila godet brutalisht me rrip vetëm pse ajo ka publikuar fotografi intime në rrjetin social Facebook.

Kjo video tronditëse tregon se si Helen Bartlett, një nënë e vetme me katër fëmijë nga Trinidad dhe Tobago, kritikon vajzën e saj për foton dhe e godit pa pushim me një rrip.

Në këtë video, ku shihet nëna e cila rrah brutalisht vajzën e saj 12 vjeçare, është shpërndarë më shumë se 43 mijë herë në rrjetet online.

Video me imazhe tepër tronditëse ku dëgjohen “kritikat” e nënës dhe të qarat e adoleshentes ka ngjallur debate të ashpra në rrjetet sociale, ku disa akuzojnë nënën për veprimet shokuese ndaj vajzës së saj, dhe disa të tjerë pajtohen me atë cka ka bërë Helen.

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)