VIDEO/ Shokuese në Pejë, një djalë dhe një grua rrahin barbarisht një tjetër grua! Grushte dhe shkelma në fytyrë e trup! Policia ndërhyn në fund

Një rast shumë i rëndë dhune është regjistruar ditën e sotme në qendrën e qytetit të Pejës. Dy persona, një djalë i ri dhe një grua, kanë rrahur barbarisht një tjetër grua.  Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë vërtet të rënda. Dhuna e ushtruar nga gruas së vetme është tepër e rëndë, sidomos nga ana e djalit.

Në fund shihen 2 policë të veshur civilë teksa afrohen, duke ndërhyrë dhe kanë shoqëruar dhunuesit dhe kanë çuar në spital të dhunuarën. Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për Gazetën Express se dy persona janë arrestuar.

 “Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

K.T./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 19/09/2021 02:56

    Hhahahahah kritika dhe vleresime nga Shqiptaret - a po harroni qe vetem ne Itali i keni 40.000 prostituta.

    Përgjigju
  • Iris: 18/09/2021 22:57

    U deshen 35 sec.qe te nderhyej,nderkaq asnje makine nuk ndalon.Teper impresionuese indiferenca e shoqerise !

    Përgjigju
  • Ateisti: 18/09/2021 20:05

    Ja pra kto jan kosovaret

    Përgjigju
  • XXX: 18/09/2021 19:05

    Kafshet e kosoves. Ktyre jua beri mire sebi.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Eduard Zaloshnja: Në komunat shqiptare VV mori 30% të votave, LDK 27% dhe PDK 25%