VIDEO/ Shpërthim i madh në një platforme nafte në Detin Kaspik, ende të paqarta arsyet

AZERBAJXHAN-Një shpërthim i madh është raportuar pranë një platforme nafte në brigjet e Azerbajxhanit, por ka raporte kontradiktore për atë që mund të ketë qenë shkaku. Disa zyrtarë fajësuan një vullkan të mundshëm baltë.

Incidenti ndodhi në orën 21:30, me orën lokale, kur një shpërthim i madh dhe zjarr u raportuan në Detin Kaspik në jug të Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Flakë të mëdha u panë në qiell. Mediat lokale fillimisht raportuan se një shpërthim kishte ndodhur në një platformë nafte në bregdet, por kjo u mohua shpejt nga Kompania Shtetërore e Naftës e Azerbajxhanit (SOCAR), e cila tha që nuk kishte ndodhur asnjë aksident.

Një deklaratë fillestare nga kompania e naftës fajësonte një vullkan baltë, por më vonë ai u fshi nga mediat sociale dhe u ribotua pa përmendur një shkak të mundshëm.

Në një deklaratë të veçantë, Ministria e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore tha se po hetonte shpërthimin në Detin Kaspik.

"Sipas ekspertëve, shkaku i shpërthimit ishte një shpërthim vullkanik," tha ai.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin