Nuk ka fitues në "El Classico"-n spanjolle. Barcelona dhe Real Madrid kanë ndarë nga një pikë në javën e 14 të La Ligas. Ndeshja e luajtur përpara 98 mijë spektatorëve në "Camp Nou" dhuroi spektakël dhe emocione të forta nga të dyja skuadrat.
Ishin katalanasit ata të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Luis Suarez në minutën e 53-të, pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura. Suarez shënoi duke goditur me kokë një top të krosuar nga Nejmar me goditje dënimi.
Reali nuk u dorëzua dhe kërkoi të barazonte shifrat deri në fund të takimit. Golin e gjeti i zakonshmi i minutave të fundit, Serxhio Ramos, i cili në të 90-n, goditi saktë me kokë një top të krosuar nga Modriç i cili ekzekutoi një goditjeje dënimi.
Pas këtij takimi, Reali vazhdon të mbetet i pamposhtur duke kryesuar klasifikimin me 34 pikë të grumbulluara. Ndërkohë Barcelona e ndjek në vendin e dytë me 28 pikë.
/Shqiptarja.com