Ndërtimi i këndit të lojrave tek Liqeni Artificial në Tiranë ishte njoftuar që në 15 tetor 2015, kur kryebashkiaku erjon veliaj prezantoi masterplanin për këtë zonë. Ndrëkohë një vision sesi duhet të jetë ky kënd lojrash aq shumë I kontestuar, kryebashkiaku I ka prezantuar nëpërmjet një video në facebook, ku hidhet poshte dhe akuza e opozitës për betonizimin e kësaj zone.

Në video specifikohen dhe materialet që do të përdoren për ndërtimin e këtij këndi, hyrja në të cilin do të jetë falas për cdo fëmijë: Rërë, zhavorr, gomë dhe dru. Aty nuk do të ndërtohet as restorant dhe as bar, ndryshe nga c’pretendohet.

Masterplani i Liqenit është ndarë në 10 miniprojekte, një prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit, një tjetër është zona e plazhit; dhe parku i madh i lodrave të fëmijëve.

Ky masterplan, sic do të deklaronte që në tetor të vitit të kaluar do t’i shtojë liqenit 5.5 hektarë gjelbërim.


Veliaj ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook një ndryshim që pritet të bëhet në zonën e e parkut të liqenit duke krahasuar si ishte. 

"Para 6 muaj Liqenit s'i ndizej asnjë llampë, stolat ishin të shqyer e kishte 0 aktivitete! Sot është plot, mbi 2000 pemë janë mbjellë, mbi 150 kosha janë vendosur/riparuar dhe këndi i fëmijëve një risi."-shkruan Veliaj
 
 

Shihe, shpërndaje dhe komento nëse të pëlqen #KendiLojerave Merr 2 minuta kohë dhe njihu me këndin fantastik të lojërave për 200 mijë fëmijët e Tiranës.

Posted by Erion Veliaj on Thursday, February 18, 2016


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)