Xiong Jian është një qytetar nga Kina, i cili  ka kombinuar pjesët e dy veturave dhe i ka vënë motorin e minibusit, për ta kthyer në një barkë.
 
Makinës së improvizuar në lundër, ai i ka bërë izolim të mirë, e cila nuk fundoset por është efikase dhe lëvizë në lumë duke bartur deri katër persona.
 
“Fillimisht motorin e kishte përpara, por kjo më shkaktonte probleme. Pasi e vendosa në pjesën e pasme, e kam më të lehtë”, është shprehur Jian lidhur me rastin.
 
Megjithëse lëvizë me vetëm 50 kilometra në orë, është mjaft e dobishme kur gjatë sezonit të
monsuneve, kur lumi del nga shtrati.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com