HOLANDË - AZ Alkmaar fitoi mbrëmjen e djeshme 1-0 ndaj Legias së Varshavës në ndeshjen e fazës së grupeve në Conference League, megjithëse ishin ngjarjet pas ndeshjes që bënë xhiron e medieve.
Dy lojtarë të Legias, Josue dhe Radovan Pankov u arrestuan dhe kaluan natën në një burg të Amsterdamit, ndërsa presidenti i klubit, Dariusz Mioduski dhe anëtarë të tjerë të stafit u përfshinë në një përleshje me sigurinë.
Skenat tronditëse kanë ndodhur pas ndeshjes teksa lojtarët dhe stafi i Legias tentuan të dilnin nga stadiumi. Një grindje mes Legias dhe personelit të sigurisë çoi në arrestimin e Josue dhe Pankov. Videoja e postuar në rrjetet sociale nga gazetari polak Piotr Kamieniecki tregon sulmuesin portugez Josue duke u shoqëruar në pranga nga policia holandeze.
Mediat holandeze kanë raportuar gjithashtu për sjellje të dhunshme dhe të padisiplinuara nga mbështetësit e Legias. Sipas De Telegraaf, tifozët miq thyen një nga portat e hyrjes së stadiumit, me policinë që nuk ishte e gatshme për t'i ndaluar ata.
Sipas raportit, njëri nga oficerët ka humbur ndjenjat. Zyrtari i shtypit i policisë zbuloi se disa pjesëtarë të tifozëve të Legia-s ishin paraqitur pa bileta. Sipas rregulloreve, tifozët pritej të merrnin biletat në një vend të veçantë përpara se të dërgoheshin në stadiumin e Alkmaar me autobus.
Në gjithë këtë incident janë përfshirë edhe dy lojtarët shqiptarë të Legia-s, Muçi dhe Çelhaka.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50.4%
-
Të gabuar
36.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 724
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AEK-u i shqiptarëve përballet me Celjen, Fiorentina rival të vështirë! Tetë çiftet e fazës së 1/8-ave të Conference League
27 Shkurt, 13:56
-
Conference League/ Drita dhe Shkëndija i japin fund ëndrrës evropiane, Fiorentina kalon në fazën e 1/8-ave pas 120 minutave lojë
27 Shkurt, 08:57
-
Conference League/ U duhet nga një gol për shtesën, Drita dhe Shkëndija kërkojnë fazën e 1/8-ave në udhëtim
26 Shkurt, 11:06
-
Kreshnik Spahiu: 10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordiner
23 Shkurt, 18:26
-
‘Milano Cortina’/ Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2026, Norvegjia në majën e botës me medalje të arta! Shqipëria u përfaqësua me katër skiatorë
22 Shkurt, 21:42
-
Conference League/ Celje 'fik' 2-3 Dritën në Prishtinë, Shkëndija 'nuk ndez' kundër Samsunsporit në Shkup! Ndeshjet e kthimit më 26 shkurt
20 Shkurt, 10:18
-
Drita dhe Shkëndija kërkojnë të 'ndezin flakën' evropiane, dy klubet shqiptare luajnë sot në Conference League
19 Shkurt, 12:40
-
Pesë vende europiane fajësojnë Rusinë për vdekjen e Alexei Navalny: U helmua me toksinë bretkose! Moska: Është mashtrim
14 Shkurt, 15:54
-
Vinin nga Bolivia, farat e susamit me aflatoksinë hyjnë në Shqipëri! AKU thirrje konsumatorëve: Ktheni produktin mbrapsht
6 Shkurt, 14:53
-
‘Europa bashkë përballë Trump’, kryeministri i Holandës: Të zgjohemi për qytetarët tanë
30 Janar, 20:25
-
Në kujtim të Edit, futbollisti i parë hebre në historinë e Ajaxit që vdiq në Auschwitz
27 Janar, 09:55
-
Trump kërcënon me tarifa vendet që e kundërshtojnë për Groenlandën, ‘i mëshon’ frazës kyçe: Na duhet për sigurinë kombëtare
16 Janar, 19:32