Bashkëshortja e kandidatit republikan Donald Trump, ish modelja Melani thyen heshtjen dhe për herë të parë flet për skandalin ku është përfshirë manjati i pasurive të paluajtshme i cili akuzohet se ka përdor fjalor denigreus ndaj grave.
“Është ky fjalori që përdorin burrat në përgjithësi. Donald Trump është një xhentëlmen dhe gratë që akuzojnë për ngacmime seksuale gënjejnë. E besoj bashkëshortin tim. Ai është i sjellshëm, xhentëllmen dhe nuk do t’i bënte kurrë gjërat për të cilat akuzohet” u shpreh Melani Trump gjatë një interviste për mediat amerikane e cila shtoi se ka pranuar edhe faljen e kandidatit.
Ish modelja Melani sulmon edhe republikanët pasi ishin ata që nisën luftën në jetën personale duke publikuar një foto të saj ku ishte e zhveshur. Kandidatja për të qënë zonja e parë e shtëpsisë së bardhë i ftoi votuesit të votojnë dhe të mendojnë përtej akuzave.
E ndërsa data 8 nëntor, dita e zgjedhjeve po afron, sondazhi i fundit konfirmon se kanidatja demokrate Clinton është në avantazh me 9 pikë përqindje. Aja ka siguruar 47% të mbështeheje ndërsa rivlai republican 38 %. Ndërkohë Trump vijon akuzat ndaj gazetarëve dhe e ka përcaktuar skandalin e emaileve si më të rëndë se vetë Ëatergate.
E sa i përket emaileve,mediat amerikane shkruajnë se janë publikuar të dhëna ku thuhet sesi një zyrtar i lartë i deparatamentit të shtetit në kohën kur kandidatja Clinton ishte sekretare i ka bërë presion FBI që të mos klasifikohej emaili që kishte të bënte me sulmin ndaj ambasadës së SHBA në Bengasi ku humbi jetën ambasadori dhe tre shtetasa amerikan.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO