Dinamo dhe Skënderbeu barazuan 1-1 për javën e 15-të në Kategorinë e Parë. Në "Selman Stërmasi" u shënuan dy gola, me korçarët që tanimë janë në vendin e dytë dhe kërcënojnë kryesuesit e Dinamos.

Ndeshja u hap në minutën e shtatë me Temitope për Skënderbeun. Aksioni i miqve u konkretizua nga sulmuesi, që shënoi me kokë duke përfituar nga dalja e portierit. Do duhej fundi i ndeshjes dhe konkretisht minuta e 82 kur Fall Babacar të barazonte për Dinamon.

Pas javës së 15-të, Dinamo mban kreun e Kategorisë së Parë me 31 pikë, teksa Skënderbeu me 27 pikë është në vendin e dytë. Flamurtari, Korabi, Besa dhe Tërbuni janë në zonën e promovimit, teksa Lushnja, Oriku, Turbina dhe Besëlidhja në zonën e ftohtë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?