Milan ka marrë një fitore të madhe në grupin F të Champions League, duke mundur 2-1 PSG-në me përmbysje. Ishte Milan Skriniar që në minutën e nëntë shënoi për PSG-në, që kaloi në avantazh miqtë. Më pas ishte Leao me roveshatë që barazoi në të 12 minutë. Pjesa e dytë ishte me emocione, pasi Giroud në të 50 minutë kaloi në epërsi Milanin, pas asistit të Hernandez. Milani merr kështu fitoren e parë në grup dhe me pesë pikë shkon në vendin e tretë, ndërkohë që PSG me gjashtë pikë qëndron në pozitën e dytë duke humbur kreun.

 
S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?