La Liga spanjolle e futbollit zhvilloi të shtunën në mbrëmje një ndeshje spektakolare në 'La Cartuja' të Sevillas. Vendasit e Real Betis u mposhtën 3-5 me përmbysje nga Barcelona.

Betis gjeti avantazhin pas vetëm gjashtë minutave lojë me Antony. Kur u duk se vendasit do bënin surprizën, Barça 'u zgjua' dhe reagoi katër herë brenda pjesës së parë. Ferran Torres me tripletë në minutat 11-të, 13-të dhe 40-të, si edhe 20-vjeçari suedez Roony Bardghji e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 1-4 për Barçën.

Në fraksionin e dytë Lamine Yamal shënoi nga 11 metërshi golin e pestë për Barçën, para se Diego Llorente dhe Cucho Hernandez të "vulosnin" rezultatin 3-5.

Me 40 pikë pas 16-të ndeshjeve të luajtura, Barcelona mbetet në krye të La Ligas, ndjekur nga Real Madrid me katër pikë dhe një ndeshje më pak (sot kundër Celta Vigo). Betis me 24 pikë pozicionohet në vendin e pestë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?