VIDEO/ Spektakël në Super Bowl, finalja vendoset në sekondat e fundit! Kansas fiton me Philadelphian

VIDEO/ Spektakël në Super Bowl, finalja vendoset në sekondat e fundit! Kansas fiton me Philadelphian

Pamje nga finalja e Super Bowl

Finalja e Super Bowl në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhuroi spektakël të diel, me Kansas City Chiefs që mundën 35-38 Philadelphia Eagles në "Glendale" në Arizona. Për herë të dytë në katër vite, Kansas City shpallen kampion në finalen e Super Bowl që pati një shikueshmëri të madhe në SHBA.

Futbolli amerikan është ndër kompeticionet më të ndjekura në SHBA, me finalen e Super Bowl që veç lojës në fushë është e njohur edhe për spektaklin me këngë dhe performanca.

Në finalen e Arizonës, Harrison Butker realizoi një goditje nga 27 metra në tetë sekondat e fundit të lojës, duke i dhënë fitoren Kansas. Qendërmbrojtësi i Kansas, Patrick Mahomes u shpall njeriu i ndeshjes dhe MVP i sezonit.

Qendërmbrojtësi i Kansas City Chiefs, Patrick Mahomes mban trofeun 

Pas humbjes së Super Bowl nga Kansas City Chiefs, trajneri i Philadelphia Eagles, Nick Sirianni, u tha lojtarëve të tij që ta kthenin dhimbjen e humbjes në një forcë.

 "Unë thjesht u kujtova atyre se të gjitha gjërat që kemi kaluar në jetën tonë ishin diçka që ishte fatkeqësi; se ne do ta kapërcejmë edhe këtë. Tipi i djemve që kam aty na bën ta përdorim këtë për të na motivuar. Ne do ta përdorim këtë dhimbje, do ta përdorim këtë dështim për të na motivuar që të mund ta kthejmë atë në një forcë", tha Sirianni.

Trajneri i Philadelphia Eagles, Nick Sirianni

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa