Kryeministri Rama ka ndarë një video me pamje nga Spitali Universitar i Traumës në Tiranë.
Rama shkruan se në këtë spital janë krijuar kushtet optimale dhe gjenden aparaturat më të fundit për të trajtuar dhe reaguar në kohë rekord ndaj politraumave.
“Spitali Universitar i Traumës aty ku luftohet në kufijtë e jetës të pacientit e ku stafi mjekësor i Urgjencës, Kirurgjisë, Ortopedisë, Imazherisë, Konsultave, falë kushteve optimale me aparatura të fjalës së fundit përballon, trajton dhe reagon në kohë rekord ndaj politraumave”, shkruan Rama.