VIDEO/ Stuhia Babet, rrugët në Britani kthehen në lumenj, 3 viktima! Avioni grek del nga pista

VIDEO/ Stuhia Babet, rrugët në Britani kthehen në lumenj, 3 viktima! Avioni grek del nga pista

Një avion doli nga pista në aeroportin Leeds Bradford teksa po ulej në pistë. Shkak është bërë shiu i dendur që ka prekur Britaninë e Madhe. Mediat raportojnë se fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Incidenti ndodhi sot, kur avioni që ishte nisur nga Korfuzi  u ul në aeroportin West Yorkshire.

Autoritet lokale po punojnë me kompaninë ajrore, ekipet përkatëse të operacioneve dhe autoritetet e urgjencës për të adresuar këtë situatë dhe për të larguar pasagjerët nga avioni në mënyrë të sigurt. Alarmi për stuhinë Babet është në fuqi nga mesdita e sotme deri në orën 6 të mëngjesit të së shtunës. 

Një zëdhënës i TUI tha se linja ajrore ishte në dijeni të një incidenti në Aeroportin Lëds Bradford këtë pasdite gjatë uljes së fluturimit TOM3551, por se nuk kishte raportuar për të lënduar. Kjo stuhi ka përfshirë edhe Irlandën ndërsa mbrëmë goditi Skocinë lindore, raporton Daily Mail.

Tre persona kanë humbur jetën nga stuhia. Policia e Skocisë tha se një shofer 56-vjeçar u vra pasi një pemë goditi makinën e tij. Një grua gjithashtu vdiq në Skoci kur u përfshi në një lumë mes erërave të forta dhe përmbytjeve të rënda. Një burrë rreth të 60-ave humbi jetën gjithashtu në Shropshire pasi u kap nga përmbytjet me rrjedhje të shpejtë të ujit në qytetin e Cleobury Mortimer.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe në Greqi! Ku dhe si mund të aplikoni

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe në Greqi! Ku dhe si mund të aplikoni