Futbolli anglez nisi sezonin e ri me finalen e Superkupës. Në Wembley të Londrës fitues doli Manchester City, që mundi 7-6 me penallti 'kushërinjtë' e Manchester United.

Koha e rregullt e sfidës u mbyll 1-1, me skuadrat që më pas u drejtuan te pika e bardhë e penalltive, aty ku City ishte më i saktë. "Qytetarët" fitojnë Superkupën e shtatë të Anglisë, teksa prej tre sezonesh humbisnin në finale.

Ndeshja/ Përballja nisi me kujdesin për mos rrezikuar, aq sa në 24 minutat e para nuk kishte asnjë goditje në portë. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa fundi ishte me emocione.

"Djajtë e Kuq" kaluan në epërsi me Garnacho në minutën e 82, para se Bernardo Silva të barazonte ndeshjen një minutë nga fundi i ndeshjes. Pas 90 minutave skuadrat u drejtuan te penalltitë, aty ku "Qytetarët" ishin më të saktë.  Për United gabuan Sancho dhe Evans.

Në këtë finale Man. City vinte si fituese e kampionatit, ndërsa United si fituese e FA Cup.