VIDEO/ Surpriza e ka emrin Girona, vendi i parafundit ndal Realin e Madridit në 'Bernabeu'! Kroos merr karton të kuq

VIDEO/ Surpriza e ka emrin Girona, vendi i parafundit ndal Realin e Madridit në 'Bernabeu'! Kroos merr karton të kuq

Goli i Vinicius

Real Madrid barazoi 1-1 me Gironan për javën e 12 në La Liga. Skuadra e Ancelottit u ndal në shtëpi nga skuadra katalanase,  e renditur në vendin e parafundit në klasifikim, teksa Galaktikët janë vetëm një pikë më shumë se Barcelona në krye të renditjes.

Pjesa e parë nuk ka pasur asgjë për t'u evidentuar, me skenën që e morën 45 minutat e dyta. Në të 70 minutë Real Madrid gjeti avantazhin me Vinicius, që përfitoi në zonë dhe pranë portierit për të tundur rrjetën. Kur mendohej se vendasit kishin kontrollin e lojës, një prekje e topit me dorë nga Asensio në zonë u akordua 11 metërsh edhe me ndërhyrjen e VAR.

Stuani nuk gaboi përballë Courtois, duke dërguar shifrat në 1-1. Rodrygo për Real Madrid në të 90 minutë shënoi, por VAR ngriu festën për faull në zonë. Në minutën 90+2 Kroos doli nga fusha pas dy kartonave të verdhë. Edhe me nëntë minuta shtesë, Real nuk ia doli të shënojë golin e fitores.

Me 32 pikë Real Madrid prin La Liga, një pikë më shumë se Barcelona. Girona me 10 pikë lë fundin e renditjes dhe merr vendin e 16 në klasifikim.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë