Nazmi Gripshi po kalon sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi që për herë të parë u ftua në Kombëtare nga Sylvinho, ka shënuar golin e 16-të këtë sezon me Astanën në Kazakistan.
Gripshi shënoi golin e katërt për Astanën, që fitoi 5-3 kundër Aktobes për raundin e 25-të të sezonit. Gripshi është specialist për penalltitë dhe pikërisht nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk gaboi. Ky ishte goli numër 16 për të në kampionat, ndërsa po shkon drejt “Këpucës së Artë”. Deri tani janë luajtur 25 javë, teksa Gripshi ka asistuar edhe 6 herë.
Nazmi Gripshi u ftua nga Sylvinho për herë të parë në Kombëtare për ndeshjet e muajit tetor. Debutimi për të erdhi në pjesën e dytë të miqësores e fituar 4-2 kundër Jordanisë.
Komente







