ANGLI - Bristol City fitoi të martën 3-1 kundër Southampton në raundin e 11-të të Championshipit anglez të futbollit. Protagonist për vendasit u bë edhe shqiptari Anis Mehmeti, i cili shënoi një nga golat e ndeshjes.

Ishin miqtë që zhbllokuan ndeshjen në minutën e 30-të me golin e bukur të Armstrong, ndërsa vetëm tre minuta më pas Anis Mehmeti gjeti barazimin 1-1. Sulmuesi anësor i Kombëtares lëvizi bukur mes linjës së mbrojtjes dhe kontrolloi topin duke dalë në pozicion goditës. Nga brenda zonës dhe me një gjuajtje diagonale, Mehmeti ia la sferën pas krahëve portierit McCarthy.

Më pas Twine shënoi edhe dy herë të tjera për Bristol, që siguroi tri pikë me rëndësi në garën për një vend në Premier League. Sa i takon Mehmetit, djaloshi kuqezi vijon të jetë lojtari më i vlefshëm i ekipit me një vlerë 9 milionë euro në treg.

Edhe pse prej disa sezonesh po bën mirë në Angli, Mehmeti nuk është preferuar në vazhdimësi nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho, kjo sipas brazilianit për një 'trafik të madh në sulm'.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?