VIDEO/ Tajfuni 'Shanshan' godet Japoninë, evakuohen 800 mijë njerëz! Disa viktima dhe të zhdukur

Japoni- Moti i keq nuk ka goditur vetëm Europën, por edhe Azinë. Japonia jugperëndimore është goditur kohët e fundit nga ajo që ekspertët e motit thonë se mund të jetë një nga stuhitë më të forta ndonjëherë në rajon.

Këto janë edhe pamjet e kamerave të vëzhgimit që vërtetojnë katastrofën natyrore që ka prekur vendin aziatik prej ditësh dhe tregojnë shi dhe erëra të forta që frynin nga deti. Shkak është tajfuni Shanshan që ka përfshirë të gjithë rajonin dhe po lë pas viktima dhe shkatërrime.

Autoritetet lëshuan urdhra evakuimi për më shumë se 800,000 banorë në prefekturat Kagoshima, Aichi dhe Shizuoka në Japoninë qendrore, raporton “La Repubblica”.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​një paralajmërim urgjent, duke thënë se tajfuni mund të sjellë përmbytje, rrëshqitje dheu dhe erëra mjaft të forta, për të rrëzuar shtëpi, objekte, pemë dhe çfarë gjen para. Tashmë ka disa viktima dhe persona të zhdukur, por autoritetet nuk publikuan shifra konkrete.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane