Një avion i kompanisë tajvaneze, "TransAsia", me 58 njerëz në bord, është rrëzuar në një lumë, pranë kryeqytetit Taipei. 23 persona kanë humbur jetën nga aksidenti.
Nga 58 personat në bordin e avionit “ATR-72”, një deklaratë nga zyra e Kinës për Marrëdhëniet e Jashtme me Tajvanin, 31 prej tyre ishin turistë. Një pjesë e mirë e tyre ishin nga Kina.
Filmime amatore të ngjarjes, të realizuar prej personave në automjetet që kalonin aty pranë, tregojnë sesi avioni anohet fort, godet një taksi e pastaj urën, përpara se të rrëzohej në lumë.
Ekipet e shpëtimit kanë sharruar trupin e avionit në përpjekje për të shpëtuar njerëzit e bllokuar brenda tij.
Wu Chun-hong, drejtori i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Tajpeit, tha për reporterët se 23 persona kanë humbur jetën, ndërsa 28 persona kanë mundur t'i mbijetojnë përplasjes, me 14 të mbeturit (nga 58 në total) që rezultojnë të zhdukur.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptaraja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO